4 arsye pse sektori i prodhimit ka nevojë për siguri kibernetike

Kur mendoni për krimet kibernetike apo sulmuesit kibernetikë ndoshta më së paku ju shkojnë në mendje fabrikat apo sektori i prodhimtarisë. Por, në epokën digjitale siguria kibernetike është jetike për çdo sektor.

Prodhuesit mund të mendojnë se nuk kanë nevojë për këtë lloj sigurie, por në këtë artikull po i ofrojmë 4 prej tyre.

1. Krimet kibernetike janë në rritje

Është alarmuese rritja e sulmeve kibernetike nga viti në vit. Bazuar në statistikat e “IBM” dhe institutit  “Ponemon”, në vitin 2021 kostoja e sulmeve kibernetike ka qenë 4.24 milion dollarë, më shumë se 2 trilionë krahasuar me koston e sulmeve në vitin 2015. Këto shifra tregojnë se krahas zhvillimit të teknologjisë janë rritur gjasat edhe për sulme kibernetike.


2. Prodhuesit janë target i çmueshëm

A do të synonte një sulmues kibernetik një kompani prodhimesh? Patjetër që po. Kompanitë e kësaj industrie posedojnë numër të madh të të dhënave të vlefshme. Këto informacione janë të natyrës financiare por edhe personale, shkelja e të cilave u kushton shumë shtrenjtë këtyre kompanive.

3. Sulmet kibernetike mund të shkaktojnë pasoja të rënda

Paratë dhe të dhënat nuk janë të vetmet që janë të rrezikuara në këtë industri. Sulmet kibernetike rrezikojnë të dëmtojnë edhe procesin e prodhimit apo edhe ta ndërpresin atë. E kjo në mënyrë automatike do t’u kushtonte humbje të mëdha kompanisë dhe klientëve të tyre.

4. Mungesa e përvojës për siguri kibernetike në trendët e reja të industrisë

As kjo industri nuk i ka shpëtuar zhvillimit teknologjik. Industria 4.0 konsiderohet ende e re si koncept, e që shumë kompani prodhimesh po përballën me të për herë të parë. Zhvillimin teknologjik ky sektor po e pranon me një ritëm të jashtëzakonshëm, por që kjo industri nuk i njeh rreziqet që vijnë bashkë me të mirat e teknologjisë.

Duke qenë se industria është jo shumë e përgatitur për këtë, as punonjësit nuk janë të gatshëm të identifikojnë këto rreziqe. Si rrjedhojë ata shumë lehtë mund të bien pre e sulmeve kibernetike. Pa një kulturë të sigurisë, prodhuesit nuk do të mund t’i shmangen sulmeve kibernetike.

Si mund PBC t’ju ndihmojë në sigurinë kibernetike të kompanisë?

Pasi që industria e sigurisë është kaq sensitive, kompanitë që i takojnë këtij sektori duhet të kujdesen më shumë për sigurinë e të dhënave të tyre. Është e rëndësishme që të aplikohen praktikat e fundit të sigurisë dhe të edukohen punonjësit rreth rreziqeve dhe mundësive të sulmeve kibernetike.

Si mund ta bëni këtë? Nuk është kaq e vështirë sa duket nëse keni partnerët e duhur. PBC kujdeset që siguria juaj të jetë në nivelin më të lartë. Për këtë shërbim kontaktoni PBC në emailin: pbc@pbc-ks.com.

This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.