4 arsye pse banka juaj ka nevojë për siguri kibernetike

Ditëve të sotme bankat dhe institucionet financiare në përgjithësi nuk rrezikohen vetëm nga grabitësit. Meqë qindra e mijëra transaksione, falë zhvillimit teknologjik, realizohen përmes platformave digjitale, ato rrezikohen nga kriminelët kibernetik.

Siguria kibernetike është jetike për bankat sepse vet ekzistenca e tyre bazohet në besim dhe kredibilitet. Por, cilat janë arsyet konkrete pse bankat kanë nevojë për këtë siguri?

1. Parandaloni humbjet financiare

Sulmet kibernetike shkaktojnë humbje të fondeve të klientëve tuaj, gjë që ndikon drejtpërdrejt në besimin e klientëve ndaj bankës tuaj. Rikuperimi nga ky sulm mund t’ju shkaktojë stres e humbje të kohës juve dhe klientëve tuaj.

Prandaj është e rëndësishme që bankat ta kenë një plan të menaxhimit të rrezikut kibernetik. PBC është e gatshme të hartoj këtë plan për ju! Po ashtu, nëse na kontaktoni menjëherë përfitoni konsultë 4 orë falas.

2. Mbroni të dhënat e klientëve tuaj

Kur klientët tuaj identifikojnë ndonjë sinjal mashtrimi, atëherë është shumë vonë. Të dhënat e tyre tashmë janë sulmuar. Ato kanë shkuar në duart e sulmuesve kibernetik, të cilët i shesin informacionet për t’u përdorur më tutje nga sulmuesit tjerë.

Madje mund të përballeni edhe me procese gjyqësore, të cilat i kushtojnë institucionit tuaj me humbje financiare, dëmtim të imazhit e humbje të kohës.

3. Ruani reputacionin tuaj

Bazuar në hulumtimin e Security Magazine, 80% e klientëve të anketuar kanë deklaruar se nëse rrezikohen të dhënat e tyre, nuk do të përdorin shërbimet e atij biznesi dhe se 85% prej tyre do të ndajnë me tjerët përvojën negative të tyre.

Një reputacion negativ shkakton humbje të mëdha të klientëve e që në mënyrë automatike shënon edhe humbje financiare.

 4. Shpëtoni nga dënimet

Të drejtat dhe të dhënat e klientit mbrohen me rregulla ligjore. Në rast të shkeljes së tyre, bankat përballen me ndëshkime të mëdha. Rikuperimi nga ky dëm mund të jetë i vështirë dhe me pasoja për institucionin.

Si t’i parandaloni këto sulme?

Për të mbrojtur imazhin e institucionit tuaj dhe të dhënat e klientëve tuaj si dhe për t’ju shpëtuar juve nga ndonjë dënim eventual, PBC ofron zgjidhjen më të mirë për ju. Përmes shërbimit të sigurisë kibernetike ne mundësojmë që organizata juaj të marr përsipër kontrollin e sigurisë kibernetike të saj. Prandaj, na kontaktoni në numrin: 038 600 200!

 

This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.