10 arsye pse duhet ta bëni transformimin digjital të organizatës tuaj përmes ERP

Zhvillimi teknologjik nuk ka ndryshuar vetëm jetën tonë, por edhe funksionimin e kompanive dhe organizatave në tërësi. Secila prej tyre, pavarësisht fushës së veprimit, nivelit të organizimit, numrit të punonjësve apo kohës së themelimit, ka nevojë për digjitalizim dhe automatizim të proceseve të punës në mënyrë që të arrij synimet e saj.

Duke parë këtë nevojë, ne përkushtohemi që zhvillimin teknologjik t’ua përshtatim nevojave dhe specifikave të kompanisë. Aty ku ka probleme e që zgjidhja e tyre ofrohet përmes teknologjisë pikërisht aty fokusohemi ne. Prandaj, kemi krijuar dhe vazhdojmë të implementojmë platformën softuerike ERP (Enterprise Resource Planning), platformë që me një kosto të ulët lehtëson dhe perfeksionon vendimmarrjen dhe proceset tjera organizative.

Çka përfiton organizata?

Në këtë artikull po listojmë benefitet nga përdorimi i kësaj platforme:

1. Rritje të produktivitetit

A pranoni vazhdimisht ankesa nga punonjësit tuaj që proceset manuale po ua marrin krejt kohën? Kjo nuk do të ndodhë me platformën ERP. Automatizimi i proceseve të punës dhe digjitalizimi që ofron kjo platformë mundësojnë që punonjësit tuaj të kenë kohë të përmbushin përgjegjësi të tjera të punës së tyre. Nga gjenerimi i faturave e deri te automatizimi i marketingut, kjo platformë zëvendëson proceset manuale me ato digjitale.

2. Ulje të kostove operative

Nga prodhimi e deri te financat kjo platformë do t’ju ndihmojë që të ulni koston dhe të rrisni përfitimet. Kjo realizohet përmes:

– Unifikimit të sistemeve të teknologjisë, si një metodë për uljen e kostos deri në 40%.

– Parandalimit të ndërprerjeve, vonesave dhe marrjes më të shpejt të vendimeve.

3. Të gjitha informacionet në një vend

A është e vështirë menaxhimi i departamenteve duke i pasur informacionet e shpërndara? Ky problem eventual nuk do të ekzistojë më. Sepse, me platformën ERP informacioni përmblidhet në një burim të vetëm.

Si rezultat, koordinimi ndërmjet departamenteve bëhet më koherent. Të kesh qasje në një mori të dhënash të sakta dhe të përditësuara, ndihmon proceset e biznesit të nivelit të lartë si parashikimi, planifikimi dhe vendimmarrja pasuese.

4. Një hap para konkurrentëve

Të jesh një hap para konkurrentëve a nuk është ajo që çdo kompani synon? Me mundësinë e kombinimit të të dhënave që ofron kjo platformë do të mund të zhvilloni më mirë produktet tuaja, t’i përmirësoni ato dhe ta menaxhoni më mirë organizatën.

5. Fleksibiliteti

Me këtë platformë punonjësit mund të punojnë nga distanca pa asnjë problem. Madje, përmes tij mund të akomodohen ndryshimet e fuqisë punëtore dhe rritja e përdoruesve, duke ndihmuar zhvillimin progresiv.

6. Raportim dhe planifikim më efikas

Nuk është e domosdoshme ndërhyrja e IT-së për gjenerimin e të dhënave nëse organizata posedon platformën ERP. Të dhënat në kohë reale mund të nxjerrën nga punonjësit.

7. Rritja e sigurisë së të dhënave

Me zhvillimin teknologjik, dëmet financiare të organizatave të shkaktuara nga shkeljet e sigurisë janë deri në 90% më të kushtueshme sesa ishin më parë. Prandaj, pjesa kryesore e çdo sistemi të ERP është siguria e të dhënave. Sistemet ERP kanë kontroll se kush mund të shikojë dhe modifikojë informacionet e ndjeshme. Bashkimi i informacionit në një data bazë të vetme, rrit sigurinë në krahasim me burimet e shpërndara në sisteme të ndryshme.

8. Shërbimi i përmirësuar ndaj klientit

Bazuar në hulumtimet e tregut, 55% e klientëve janë të gatshëm të paguajnë më shumë nëse garantohet një përvojë e mirë. Me këtë platformë ekipet e shërbimit ndaj klientit dhe shitjes kanë qasje të shpejtë në të dhënat e klientit, duke iu mundësuar që lehtësisht të adresojnë shqetësimet e klientëve.

9. Ndërlidhjet mes departamenteve

Zgjidhjet ERP bëjnë të mundur që departamente të ndryshme të ndajnë në distancë informacionin e integruar të sistemit. Furnitorët mund të gjurmojnë balancat e stoqeve dhe të bëjnë planifikime para kohe, duke përmirësuar operacionet e zinxhirit të furnizimit.

10. Mundësi të reja

Arkiva digjitale, zhvillimi i aplikacioneve dhe module të tjera të personalizuara.

Cila module përfshihen në këtë platformë?

Transformimin digjital, rrënjësor e gjithëpërfshirës në organizatën tuaj arrihet me këto module: Burimet njerëzore, menaxhimi i projektit, prokurimi & kontratat, menaxhim i marrëdhënieve me konsumatorë (CRM), pagesat & faturat, blerjet, inventari, asetet fikse, kontabilitet & financa, inteligjencë biznesi dhe portali i klientit.

Jemi të gatshëm që të implementojmë këtë platformë bazuar në specifikat dhe nevojat e organizatës tuaj. Prandaj, na kontaktoni në: pbc@pbc-ks.com 

 

This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.